Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta ish-deputeti, firmëtar i Kushtetutës së Kaçanikut

Ndahet nga jeta ish-deputeti, firmëtar i Kushtetutës së

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Kosovës, Ali Shahini.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizaj, Agim Aliu me anë të një statusi në Facebook.

Ish-deputeti ishte nëshkrues i Kushtetutës së Kaçanikut, ndërsa familja e tij kishte dhënë një kontribut edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Statusi i plotë:

 “Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini. Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan kryetari i Ferizajt.

Ndahet nga jeta ish-deputeti, firmëtar i Kushtetutës së

Të fundit