Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i Strasburgut Kristaq Traja

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i Strasburgut Kristaq Traja

Është ndarë nga jeta ish-gjyqtari i Strasbugurt dhe njëherësh eksperti i grupit të punës në hartimin e Kushtetutës, Kristaq Traja.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba përmes një postimi në Facebook.

“KRISTAQ TRAJA, e vetmja mendje qe unë kam admiruar ndonjëherë!

Faleminderit qe ke ekzistuar! Faleminderit Zotit qe me dha mundësinë te te njihja e te bëhesha miku yt!”, shkruan Denar Biba.

Kristaq Traja ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

 

Të fundit