Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare, këngëtari i njohur durrsak Qemal Kërtusha. Mësohet se Kërtusha ka ndërruar jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Kërtusha ka kënduar mbi 1.000 këngë në skenat shqiptare. Në vitin 2008 Kërtusha u akordua me titullin “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Qemal Kërtusha ka qenë dhe mbetet një ndër figurat më të njohura dhe emblemë e këngës durrsake dhe jo vetëm. Ai ka performuar në skena të ndryshme të botës në rreth 12 gjuhë të ndryshme.

Të fundit