Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka

Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, kompozitori i njohur, Agim Krajka. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ulis Krajka përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur”, shkruan i biri.

Agim Krajka u lind në Kavajë më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. 

Krajka ka dhënë kontributin e tij në muzikë për 30 vite. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.

Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Agim Krajka është nderuar me titullin “Artist i Popullit".

Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka

Të fundit