Flash News

E-TJERA

“Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë!" Shuhet artisti i madh, Avni Mula

“Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare kompozitori i shquar shqiptar, Avni Mula.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija, artistja me famë botërore, Inva Mula përmes një statusi në rrjetet sociale.  

Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë!

Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 - 29.10.2020”, shkruan e bija.

Artisti i madh lindi në 1928 në Gjakovë. Ai ishte këngëtar dhe kompozitor i njohur i shumë teksteve muzikore që morën pjesë ne festivale të ndryshme.

Fillimisht krijimtarinë e tij në kompozim e nisi gjysmën e dytë të viteve '60 si në fushen e këngëve romantike ashtu edhe në vepra të mëdha vokale-koncentrale, poema vokale dhe skenike. Shumë këngë të mëdha shqiptare mbajnë firmën e tij, ndër të cilat është edhe kënga e famshme ‘Valsi i lumturisë’.

Të fundit