Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit korçar, Teodor Vaso

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit korçar, Teodor Vaso

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjecare legjenda e futbollit korçar, Teodor Vaso.

Vaso do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.

Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.

Vaso është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998, Teodor Vaso është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Të fundit