Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta miku i shqiptarëve, Tare: Do ketë një vend të veçantë në historinë e gjatë të Butrintit

Ndahet nga jeta miku i shqiptarëve, Tare: Do ketë një vend

Është ndarë nga jeta në moshën 94 vjecare Lordi John Sainsbury, themeluesi i Fondacionit “Butrinti”, i njohur edhe si filantropist që promovoi çdo fushë të botës së artit – baletin, operën, artet e bukura, dhe arkeologjinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Auron Tare, ekspert i trashëgimisë kulturore, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se përkushtimi i tij për mbrojtjen e qytetit antik të Butrintit është i pakrahasueshëm, ndaj do ketë një vend të veçantë në historinë e gjatë të Butrintit.

Me pikëllim të madh mësoj se ka ndërruar jetë një mik i madh i Butrintit dhe Shqipërisë. Është koha për t'i thënë lamtumirë Lordit John Sainsbury, Baron Sainsbury i Prestonit.

Përkushtimi i tij për mbrojtjen e qytetit antik të Butrintit është i pakrahasueshëm dhe më ka bërë shumë krenarë që kam një njeri dhe kampion të tillë përkrah.

Ne do të kujtojmë me mall udhëtimet e tij të shpeshta në Butrint, pyetjet e tij sfiduese, bujarinë e tij dhe verën e tij të mrekullueshme që gjithmonë donte të ndante me ne në piknikët rreth Butrintit. John Sainsbury dhe gruaja e tij Anne kanë një vend të veçantë në historinë e gjatë të Butrintit”, shkruan Tare.

Të fundit