Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta mjekja shqiptare në Gjermani, postimet prekëse të miqve

Ndahet nga jeta mjekja shqiptare në Gjermani, postimet prekëse të

Është ndarë nga jetë në moshë të re doktoresha shqiptare Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani.

Lajmin e hidhur e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Evropë, Aurora Dollenberg përmes një postimi në Facebook.

Dr. Eni Doko, një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë.

Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përhera në zemrat tona”, shkruan kryetarja e shoqatës, Aurora Dollenberg.

Miq dhe të njohur të mjekes së njohur shqiptare, shprehen se e reja ka humbur jetën aksidentalisht, por nuk kanë dhënë detaje për shkaqet e vdekjes së saj.

 “Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e largimit nga jeta të shoqes, mikes, koleges së dashur, mjekes shqiptare në Gjermani Eni Doko! Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe të gjithë atyre që vuajnë këtë humbje tragjike”, shkruajnë miqtë.

Eni Doko mbaroi studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.

Ndahet nga jeta mjekja shqiptare në Gjermani, postimet prekëse të

Të fundit