Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur i Fakultetit të Mjekësisë

Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur i Fakultetit të

Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare, mjeku dhe profesori i njohur i Fakultetit të Mjekësisë, Feçor Agaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, mjeku Erion Dasho përmes rrjeteve sociale.

“Sot u nda nga jeta Prof. Feçor Agaçi, mjeku i përkushtuar, profesori i drejtë dhe i ndershëm i Fakultetit të Mjekësisë.

Për mua edhe miku më i ngushtë i fëmijërisë së babait tim.

Të qoftë dheu i lehtë, i dashur profesor! Qofsh i kujtuar jo vetëm nga familjarët e miqtë e tu, por edhe nga mijëra pacientët për të cilët u kujdese dhe qindra mjekët e rinj që mësove!’, shkruan mjeku Dasho në rrjetet sociale.

Nga viti 1972 e në vazhdim, Akaçi ka qenë pa ndërprerje pedagog i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, fillimisht në lëndën e Fiziologjisë Patologjike dhe më pas në atë të Endokrinologjisë.

Në vitet 1993-2001, ka qenë Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT. Në 2006 e në vazhdim, pas një ndërprerje pesë vjeçare rifilloi të drejtonte përsëri këtë shërbim.

Të fundit