Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta mjeshtri i violinës shqiptare, Robert Papvrami

Ndahet nga jeta mjeshtri i violinës shqiptare, Robert Papvrami

Ndahet nga jeta mjeshtri i violinës shqiptare, Robert Papavrami.

Lajmin e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave , e cila po ashtu shprehu ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.

“Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave.

Robert Papavrami është një nga figurat e njohura të muzikës në Shqipëri.  Një nga këta nxënës është edhe i biri, Tedi Papavrami, sot violinist me famë botërore.Në nëntor 2014 Robert Papavrami, pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, u nderua nga Kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.

Të fundit