Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja në Durrës

Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja në Durrës

Ndahet nga jeta në moshë të re një mjeke në Durrës.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekut, Durrës, ku shkruan se mjekja Anisa Dedja u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.  

Njoftimi nga Urdhri i Mjekut, Durrës

Me dhimbje të thellë Urdhri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë, u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj!

Të fundit