Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta në moshë të re nipi i Azem Hajdarit, Berisha: U ‘rrit’ dhe u bë burrë në selinë e PD

Ndahet nga jeta në moshë të re nipi i Azem Hajdarit, Berisha: U

Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet kundrejt familjes së Altin Ponarit, i cili u nda nga jeta në moshë të re për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson Ponarin, avokatin, diplomatin dhe nipin e Azem Hajdarit si demokrat i vendosur që dha ndihmesë të çmuar në Partinë Demokratike.

Reagimi i Berishës:

Altin Ponari nuk është më!

Të dashur miq, avokati, diplomati, zyrtari demokrat i flaktë Altin Mustaf PONARI, Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë EUROSIG për Republikën e Kosovës, mbylli sytë përgjithmonë. Altini ishte nipi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë, që u ‘rrit’ dhe u bë burrë në Selinë e PD, gjimnazist, student dhe kudo që ndodhej ai do ishte gjithmonë midis demokratëve, në çdo aktivitet në çdo protestë. Pasi mbaroi studimet Altini shërbeu me përkushtim dhe ndershmëri në diplomaci, zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme dhe qeverisjen vendore dhe më pas në sektorin privat.

Ai ishte një njeri i dashur i sjellshëm, punëtor, i ndershëm, demokrat i vendosur dhe dha ndihmesë të çmuar në Partinë Demokratike. Altini u nda i ri nga jeta, por luftoi si luan i vërtetë për vite të tëra me sëmundjen e rëndë qe e mori në lule te jetës.

Duke shprehur, mirënjohjen dhe nderimin tim të madh për kontributin e Altinit dhe ngushëllimet më të ndjera Nurijes, nënës së tij të dashur dhe të gjithë familjarëve dhe miqve të tij, ndaj me ta dhimbjen dhe zinë për këtë humbje të rëndë e të pakompensueshme dhe lutem Zotit që t’i japë forcë për përballimin e kësaj dhimbje dhe shpirti i mirë i tij të gjej paqen e merituar. Amin.

 

Të fundit