Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare, aktori Vasillaq Godo

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare, aktori Vasillaq Godo

Aktori i njohur vlonjat, Vasillaq Godo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve për aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.

Ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë ,i parapëlqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi me sens artistik anët e madhërishme me ato humane.

Disa nga rolet më të spikatura të tij janë Hodoja tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, Batoja te “Jatagani”, Isa Boletini te “Besa e trojeve” etj.

Të fundit