Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare shkrimtari Milan Kundera, u nominua disa herë për Nobel

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare shkrimtari Milan Kundera,

Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare shkrimtari i njohur Milan Kundera. Lajmin e dha këtë të mërkurë biblioteka çeke në të cilin ndodhet  koleksioni i tij personal.

Ai konsiderohet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj antikomunistë, teksa u arratis nga Çekia komuniste në vitin 1975, për në Francë.

Njihet si autor i shumë veprave, përmendim: Shakaja (1967), Jeta është diku tjetër (1969), Valsi i lamtumirës (1972). Vepra mjeshtërore për mënyrën se si autori vë në skenë kotësinë e çdo projekti njerëzor. Reflektimi është mbizotërues në bestsellerin e vitit 1984, Lehtësia e padurueshme e qenies, deri tani libri më i famshëm i Kunderës.

 Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989

Emri i tij u përfol shpesh si një pretendent për çmimin Nobel, e megjithëse ky çmim nuk iu dha, Kundera i dha shumë letërsisë.

Të fundit