Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta “Nona Tirona”, bashkëshortja e futbollistit të njohur Selman Stërmasi

Ndahet nga jeta “Nona Tirona”,  bashkëshortja e futbollistit

Një lajm i trishtë ka ardhur për fansat e Tiranës, pasi bashkëshortja e ish-futbollistit legjendar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

E njohur si “Zonja Tirona”, ose “Nona Tirona”, Nezihat Stërmasi humbi betejën me jetën në moshën 102-vjeçare.

Varrimi i saj do të bëhet ditën e nesërme, në datën 2 prill në orën 12:00.

Nezihat ishte një nga mbështetëset më të mëdha të klubit të Tiranës edhe pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj në vitin 1976.

Ishte vetëm 14 vjeçe kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje-daljet familjare të dy shtëpive të tyre. Ata u fejuan në vitin 1936-ën, vit në të cilin Selman Stërmasi ishte kampion i Shqipërisë me Tiranën, por dhe në atletikë dhe u martuan në 1939-ën.

Të fundit