Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta piktori i shquar për peisazhet

Ndahet nga jeta piktori i shquar për peisazhet

Piktori i njohur Sotiraq Xega është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai është vlerësuar si një prej piktorëve më të mirë të peisazhit.

Piktori korçar ka më shumë se 35 ekspozita vetjake, ku pjesën më të madhe të punimeve e zë zhaneri për të cilin shquhej.

Kohët e fundit, Xega i ka çelur ekspozitat në natyrë pasi ia kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.

Ekspozita e fundit e Xegës ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

 

Të fundit