Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Bardhyl Londo

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Bardhyl Londo

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur Bardhyl Londo. Ai ishte i shtruar prej disa kohësh në një nga spitalet e Tiranës.

Lajmi është bërë me dije nga miqtë dhe afërmit e tij në rrjetet sociale.

Për shumë vite ai ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën logon e Partisë Demokratike.
Londo lindi dhe punoi disa vite si mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.

Ai ka qenë edhe kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Londo ka fituar edhe çmimin “Migjeni”.

Të fundit