Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta studiuesi dhe profesori i Universitetit të Tiranës, ish-deputetja: Do të më mungojnë telefonatat tuaja të shpeshta

Ndahet nga jeta studiuesi dhe profesori i Universitetit të Tiranës,

Është ndarë nga jeta profesori dhe studiuesi i njohur i historisë, Adem Mezini.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, miqtë dhe kolegët e tij. Profesoresha dhe ish-deputetja e PD, Valentina Duka shkruan se do ta ndjejë mungesën e tij dhe telefonatat e shpeshta në interesim të vazhdueshëm për ta dhe Departamentin dhe Fakultetin që i kushtoi tërë jetën.

“Keqardhje e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Adem Mezinit, pedagog për një kohë të gjatë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës! Prof. Mezini ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore. Ne si ish-studentë dhe kolegë të profesorit të ndjerë, do ta kujtojmë atë gjithmonë si një pedagog të aftë e korrekt, të dashur e të respektuar nga të gjithë.

Prandaj të gjithë do ta ndjejmë mungesën tuaj Prof. Ademi. Do të na mungojnë telefonatat tuaja të shpeshta, interesimi juaj i vazhdueshëm për ne dhe familjet tona, për Departamentin dhe Fakultetin që ju u kushtuat tërë jetën.

Pushofshi në paqë i dashur Profesor! Ju qoftë i lehtë dheu i vendlindjes suaj të bukur, Gjirokastrës!”, shkruan Duka, për profesorin që dha mësim për shumë vite në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës.

Ndahet nga jeta studiuesi dhe profesori i Universitetit të Tiranës,

Të fundit