Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta zëri i Radio Tirana

Ndahet nga jeta zëri i Radio Tirana

Është ndarë nga jeta ditën e sotme mjshtri i zërit të Radio Tirana, Kristaq Katundi. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarë të tij, të cilët shkruajnë se ai ka realizuar një sërë veprash dhe se do të kujtohet përjetë.

 “Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisone të tilla si:  Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij. Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.

Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik.

Pushofsh në paqe MJESHTËR!”, shkruan Radio Tirana në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit