Flash News

E-TJERA

Ndahet papritur nga jeta këshilltari Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Ndahet papritur nga jeta këshilltari Komitetit Olimpik Kombëtar

Është ndarë papritur nga jeta këshilltari Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Dritan Mezini.

Mezini ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

Në një reagim KOKSH, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!”, njofton KOKSH.

Për ndarjen e tij nga jeta ka patur reagime të shumta, ndër to edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.

Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe”, shkruan Rama.

 

 

 

Të fundit