Flash News

E-TJERA

Ndalimi i përkohshëm i eksportit, Shqipëria importon afro 2.4% produkte “Made in Kosova”

Ndalimi i përkohshëm i eksportit, Shqipëria importon afro 2.4%

Qeveria e Kosovës miratoi një ditë më parë ndalimin e përkohshëm të eksporteve për disa produkte si: gruri, misri, vaji, mielli. Shqipëria siguron nga tregjet e Kosovës, 2.4% të këtyre produkteve.

Nga të dhënat e përpunuara të INSTAT nga Monitor, vendi ynë për vitin 2021 importoi 130 miliardë lekë ushqime dhe pije, ndërsa 2.4% ose 3 miliardë lekë e zinin importet nga tregjet kosovare. Pjesa më e madhe ishin pije, ku vendin kryesor e mbante birra.

Pjesa tjetër janë produkte si: mielli, bulmeti, dhe ushqime të tjera vlera e të cilave llogaritet në 1 miliard lekë për vitin 2021.

Eksporti i mallrave “Made in Kosova” në muajin shkurt, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kishte vlerën 65.2 milionë eurove, ndërsa importi vlerën e 414.7 milionë eurove.

Shqipëria rezulton të jetë importues neto i produkteve nga tregjet e jashtme për të plotësuar nevojat e konsumatorit. Varësia e lartë ndaj importit vjen në kushtet kur sektori bujqësor në vendin tonë, është më i madhi për ekonominë.

Me gati një sektor tre herë më të madh se mesatarja në rajon, Shqipëria ende vijon të importojë produkte bujqësore nga vendet e tjera dhe kryesisht të rajonit. Bujqësia, në vitet e fundit, ka shfaqur probleme me kultivimin e produkteve, të cilat shpesh mbetet stok.

Të fundit