Flash News

E-TJERA

Ndalimi i qeseve plastike, shoqata e prodhuesve paralajmëron qeverinë: Do shkojmë në arbitrazh

Ndalimi i qeseve plastike, shoqata e prodhuesve paralajmëron qeverinë:

Prej 1 Qershorit, qeset plastike për përdorim individual do të jenë të ndaluar. Ky është vendimi i qeverisë, që paralajmëroi deri në sanksione ndaj qytetarëve dhe prodhuesve, në rast se e shkelin.

Shoqata e Prodhuesve ka dalë hapur kundër këtij vendimi duke kërkuar rishikimin urgjent të tij. Sipas saj, prodhuesit nuk janë ata që shkaktojnë ndotjen sikurse mund të supozojë qeveria.

Ata kanë dalë me propozime konkrete në mënyrë që mos të penalizohen por të gjejnë një zgjidhje të mesme. “Nëse ne nuk do dëgjohemi, nuk do merremi në konsideratë, do vazhdojmë shkallët e ankimit. Do shkojmë në Gjykatë Kushtetuese, dhe për rrjedhojë edhe në arbitrazh”, deklaroi shoqata e prodhuesve.

Shoqata thekson se miratimi i këtij ligji do të sillte pasoja të mëdha për prodhuesit e qeseve plastike deri në falimentimin e tyre, dhe në ndërprerjen e zinxhirit të riciklimit të mbetjeve plastike.

Të fundit