Flash News

E-TJERA

Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë, shkak moti i keq

Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë, shkak moti i

Porti i Vlorës ka bërë me dije  se duke nisur nga kjo e premte do të pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe i mjeteve të tjera të vogla të lundrimit.

Ndërkohë, do të vijojë normalisht lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE – NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DHE BRENDA GJIRIT TË VLORËS, DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 DATË 20.12.2024.

2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.12.2024”, thuhet në njoftimin e Portit të Vlorës.

Të fundit