Flash News

E-TJERA

Ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

Ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në

Ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare në Bashkinë e Gjirokastrës, Adriatik Onjea, është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe prishje provash.

Onjea kërkohej në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 3 mars 2025 në Gjirokastër, ku një punonjës humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i dytë i një godine gjatë punimeve për pastrimin e saj. Pas ngjarjes, ai kishte kaluar kufirin drejt Janinës, ndonëse ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Pas ndalimit, Onjea është dërguar në spitalin e burgut në Gjirokastër, pasi ka deklaruar probleme shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Zinxhira”, ku punonjësi pësoi dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Të fundit