Flash News

E-TJERA

Ndalohet nga policia kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesi telefonon Ardi Veliun: E goditën në kokë e shpinë

Ndalohet nga policia kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’,

Policia ka ndaluar kryeredaktorin e gazetës ‘Koha Jonë’ Qamil Xhani.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazeta, sipas së cilës është ndaluar nga efektivët në derë të redaksisë.  

“Kryeredaktori ishte tek dera e redaksisë  dhe ka dalë sapo kanë ardhur makina me sirena policie dhe ku po rrihnin dy minorenë. Në këtë moment ka ndërhyrë kryeredaktori duke u përpjekur ti filmojë forcat speciale që po dhunonin minorenët, por e kanë prangosur menjëherë.

Ndërkohë që po i vinin prangat për ta futur në makinën e policisë, jo vetëm kryeredaktori që i ka sqaruar se jam gazetar, por edhe zv/kryeredaktori Herion Mesi u ka thënë se “është kryeredaktor i gazetës KOHA JONE”.

Forcat e policisë e kanë futur me dhunë në makinë duke e goditur në kokë dhe shpinë. Më pas botuesi Lesi ka telefonuar urgjent drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu duke ia sqaruar dhe kërkuar llogari për këtë ndalim. Mësohet se celularin e kryeredaktorit policia e ka marrë dhe ka fshirë pamjet”, shkruan gazeta.

Të fundit