Flash News

E-TJERA

“Ndaloni avionin”, shqiptari kundërshton deportimin në Ruanda, pretendon se është viktimë e trafikimit

“Ndaloni avionin”, shqiptari kundërshton deportimin në

Britania e Madhe njoftoi dje nisjen e azilkërkuesve drejt Ruandës ku do të qëndrojnë ndërkohë që vijojnë procedurat për strehim në shtetin anglez.

The Guardian ka sjellë rrëfimin e një azilkërkuesi shqiptar mes 7 të tillëve, që kanë filluar procedurat për të anuluar fluturimin e tyre drejt Ruandës. 26-vjeçari shqiptar pretendon se është viktimë e trafikimit dhe se deportimi drejt Ruandës i ka shkaktuar një gjendje të rënduar psikologjike.

“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, ka thënë shqiptari për The Guardian.

“Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Unë nuk mund të kthehem në Shqipëri sepse trafikantët atje do të më vrasin. I vetmi vend i sigurt për mua është Mbretëria e Bashkuar. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, ka vijuar më tej 26-vjeçari.

Të tjerët, tre iraniani, një irakian dhe një vietnamez, mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla në mes të muajit maj.

Britania do t’u japë emigrantëve të paligjshëm që do të dërgohen në Ruandë, strehim dhe mbështetje ndërsa kërkesa e tyre për azil do të shqyrtohet nga qeveria britanike. Nëse emigrantët ia dalin me sukses, mund të qëndrojnë për 5 vite të përfitojnë akses edhe në arsim.

 

Të fundit