Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Ndarja nga jeta e 12-vjeçarit, reagon QSUT: Ishte diagnostikuar me miokardit akut
Vjen reagimi nga QSUT pas ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit Leo Sadiku.
Sipas njoftimit zyrtar, QSUT sqaron se pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.
Njoftimi:
QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.
Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.
Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.
Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.