All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë kolegët dhe politikanët

All - Paragraf - 1

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë kolegët dhe politikanët

Ndarja nga jeta ditën e sotme të gazetarit të njohur shqiptar Artur Zheji ka sjellë reagime të kolegëve, bashkëpunëtorëve apo edhe të politikanëve.

All - Paragraf - 3

Gazetari Blendi Fevziu ishte një ndër të parët që reaguan për ndarjen nga jeta të Zhejit. 

Artur Zheji u nda nga kjo botë sot krejt papritur.

Në moshë ende të re dhe në kulm të energjive dhe të angazhimit publik.

Bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave e mbi të gjitha një intelektual dhe qytetar pas exelencë.

Duke e njohur prej viteve ‘80-të dhe duke bashkëpunuar për thuaj 25 vjet me të, mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik.

U prehsh në paqë Tur!”, shkruan Fevziu,

Po ashtu për ndarjen nga jeta të Zhejit kanë reaguar edhe politikanët. Presidenti i PL-së Ilir Meta shkruan në Facebook se lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit e mori me pikëllim të madh.

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji,” shkruan Meta, duke theksuar kontributin e tij të veçantë jo vetëm në fushën e medias, por edhe në jetën publike dhe politike të vendit.

“Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt“, theksoi Meta.

Ndërsa gazetari Enkel Demi, shkruan se ky lajm i trishtë e ka lënë pa fjalë.

Pa fjalë…

Më vjen shumë keq për Turin, fëmijët dhe bashkëshorten e tij”, shkruan ai.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka shkruan se ndraja e beftë nga jeta e Artur Zhejit, e ka lënë me dhimbje jo vetëm familjen, por dhe miqtë.

U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate!

Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik.

Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithëditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime.

I përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Noka.

Të fundit