Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Bozdo: U trondita kur mësova lajmin; Zekthi: Modeli i politikanit që nuk u njollos

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Bozdo: U trondita kur mësova lajmin;

Bujar Nishani u nda nga jeta parakohe të shtunën që lamë pasi vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë.

Të ftuarit Enno Bozdo, anëtari i Kryesisë së PD dhe analistët Fitim Zekthi dhe Klementin Mile e kanë cilësuar ish presidentin si modelin e politikanit të ndershëm që nuk u njollos në politikën e ‘pistë’ të 30 viteve të fundit.

Bozdo: Nuk ka humbur humbëm modelin e një burri të ndershëm me integritet që tregonte me sjelljen e tij tregonte një të vërtetë që ishte shumë afër të vërtetës., Jam tronditur shumë kur mora vesh lajmin. Pati një përmirësim, por më pas ndodhi ajop që sdiuhet të ndodhte, Modeli i Nishanit ishte më i respektuari.

Zekthi: Aty ku ka zhurmë mos prit të ketë gjëra të mira, ishte njeri që punonte në heshtje, pa sharje ëe ofenduar, tregon se ka qenë politikan i drejtë dhe i ndershëm. Është një model. Nuk kisha parë politikan të ketë këtë heshtje e maturie si Nishani.  

Ai nuk u njollos në politikën tonë të pistë. Nishani nuk do duhej të bëhej president se politika i shtyn njerëzit të kapin cdo lloj institucioni.  Të vazhdonte karrierë tjetër për të. Rasti i Metës është ndryshe se është më luftarak, janë anomali të politikës tonë.  

Klementin Mile: Shtetari nuk duhet me doemos të bujë zhurmë, ishte balancues. Nuk shkëlqeu në cdo gje, por pati përpjekjen për tja dalë në detyrat. Pati një fatkeqësi që e mori detyrën në moshë të re e iu desh të kthehej nga shtetari te politikani.

Të fundit