Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Kuvendi mban një minutë heshtje

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Kuvendi mban një minutë

Kuvendi do të mbajë një minutë heshtje në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Njoftimin e ka bërë zv.kryeparlamentarja Ermonela Felaj, e cila ftoi të gjithë kolegët të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. "Do i ftoja kolegët që në orën 12 të jenë prezentë në seancën e sallës plenare", tha Felaj.

Ish-Presidenti Nishani ndodhej prej disa javësh në një spital në Gjermani pasi vuante nga pneumonia bilaterale. Trupi i tij i pajetë do të mbërrijë në Shqipëri të martën, ku pritet të përcillet me ceremoni zyrtare.

Të fundit