Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit amerikan, Mediu: Shqiptarët humbën një mik te jashtëzakonshëm, tekoheshim çdo vit në Washington

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit amerikan, Mediu: Shqiptarët humbën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 88-vjeçare. 

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se ndarja nga jeta e  Donald Rumsfeld është një humbje e rendë për SHBA-të që humbën një shtetar të mdh, por dhe për ne shqiptarët se humbëm një mik te jashtëzakonshëm.

Mediu shton më tej se, Rumsfeld dhe bashkëpunëtorët e tij ishin mbështetësit kryesor të antarësimit te Shqipërisë në NATO jo vetëm në administratën amerikane por në Bruksel dhe vëndet aleate dhe se ishte një nga shtytesit kryesor për vizitën e Presidentit Bush në Tiranë.

"Si sot 8 vjet më parë në vitin 2013 kisha nderin ta mirëprisja në Tiranë, ku dhe u dekorua dhe nga Presidenti Nishani me urdhërin e lartë të Skenderbeut. Takoheshim çdo vit në Washington ku ai priste me kënaqesi miqtë nga Shqiperia." sjlruan më tej kryetari i Republikanëve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq.
Ndarja nga jeta e Ish Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld është një humbje e rendë jo vetëm për bashkeshorten e tij Joyce dhe familjen, për SHBA që humbën një shtetar të mdh, por dhe për Ne shqiptarët se humbëm një mik te jashtëzakonshëm.
Sekretari Rumsfeld dhe bashkëpunëtorët e tij ishin mbështetësit kryesor të antarësimit te Shqiperise ne NATO jo vetëm në administratën Amerikane por në Bruksel dhe vëndet aleate. Ai ishte një nga shtytesit kryesor për vizitën e Presidentit Bush me Tiranë.
Sekretari Rumsfeld e vizitoj Tiranën jo vetem si Sekretar I Mbrojtjes por dhe si mik.
Kam pas nderin të punoj dhe të jem mik me të, ta vazhdonim ketë miqësi edhe mbasi nuk ishim më ne detyrat tona perkatese të mbrojtjes.
Si sot 8 vjet më parë në vitin 2013 kisha nderin ta mirëprisja në Tiranë, ku dhe u dekorua dhe nga Presidenti Nishani me urdhërin e lartë të Skenderbeut. Takoheshim cdo vit në Washington ku ai priste me kënaqesi miqtë nga Shqiperia.
U prehsh në paqe mik dhe shtetar i madh.

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit amerikan, Mediu: Shqiptarët humbënNdarja nga jeta e ish-Sekretarit amerikan, Mediu: Shqiptarët humbënNdarja nga jeta e ish-Sekretarit amerikan, Mediu: Shqiptarët humbën

 

Të fundit