Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e ish-zyrtarit të LSI, Meta mesazh ngushëllimi: Shumë dhimbje!

Ndarja nga jeta e ish-zyrtarit të LSI, Meta mesazh ngushëllimi:

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI-së, Ilir Dashi.

Në një postim në Facebook, Meta i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të Dashit, teksa shfaqet i prekur nga humbja e parakohshme e mikut, sikurse e cilëson ai.

“I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.

Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!

Të prehet në paqen e merituar!” shkruan Meta në Facebook.

 

Të fundit