Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e Naum Shundit, Berisha: Do kujtohet si artisti që mbrojti me guxim të vërtetat e mëdha

Ndarja nga jeta e Naum Shundit, Berisha: Do kujtohet si artisti që mbrojti

Kreu i PD, Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për akorin e njohur, i cili u nda nga jeta së fundmi si shkak i një sëmundje të rëndë.

Përmes rrjetetve sociale, Berish shkruan se Naun Shundi do jetojë gjithnjë në veprën e tij dhe nuk do kujtohet vetëm si aktori i madh i roleve gjithë ngjyra e mjeshtëri, por edhe si artisti që mbrojti me guxim të vërtetat e mëdha që besonte.

Mesazhi i Berishës: 

Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin!
Të dashur miq, Naun Shundi, aktor dhe dramaturg i shquar dhe një prind, bashkëshort dhe qytetar shembullor iku përgjithmonë në jetën e përjetshme.
Duke shprehur nderimin tim me të thellë dhe ngushëllimet e mia me të ndjera familjes së tij të respektuar, miqve dhe të afërmve të tij për humbjen e pazëvendësueshme, dua të theksoj se ndarja e Naum Shundit nga jeta është humbje e rëndë edhe për Teatrin, skenën, artin dhe kulturën dhe të gjithë kombin tonë.
Naun Shundi do jetojë gjithnjë në veprën e tij. Ai nuk do kujtohet vetëm si aktori i madh i roleve gjithë ngjyra e mjeshtëri, por edhe si artisti që mbrojti me guxim të vërtetat e mëdha që besonte.
Akti i tij i fundit ishte beteja për Teatrin Kombëtar, i pamposhtur pas shembjes së të cilit ai ngriti miniteatrin privat ‘Zonja e Bujtinës’.
I ndritur dhe i paharruar roli i në skenë dhe në jetë i tij! Amin.

Të fundit