Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e Nishanit/ Berisha, Meta, deputetët demokratë dhe socialistë homazhe te presidenca

Ndarja nga jeta e Nishanit/ Berisha, Meta, deputetët demokratë dhe

Në ambientet e presidencës po zhvillohen homazhe për ish-Presidentin Bujar Nishani. Ky i fundit u nda nga jeta disa ditë më parë.

I pari nga figurat publike që shkoi për homazhe ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij. Më pas shkoi kryetari i demokratëve, Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga deputetë të forcës politikë që drejton. Në homazhe morën pjesë socialistë dhe demokratë, të cilët kanë lënë mesazhet e tyre.

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit do të mbahen deri në 12:00. Më pas arkëmorti me trupin e Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Ceremonia e varrimit do të ketë dhe fjalime lamtumire.

 

 

Të fundit