Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna shpallet ditë zie në Shqipëri

Ndarja nga jeta e  Papa Françeskut, e shtuna shpallet ditë zie

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim  për Atin e Shenjtë, Papa Françesku.

Vendimi u mor në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, me propozim të Kryeministrit.

Gjatë kësaj dite zie flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër në shenjë respekti.

 

Të fundit