Flash News

E-TJERA

Ndërhyn garda në Kuvend/ Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës: Nuk ke të drejtë të flasësh

Ndërhyn garda në Kuvend/ Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e

Tension në foltoren e Kuvendit.

Deputeti i PD Klevis Balliu ka replikuar me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu, pasi ka kërkuar fjalën për proçedurë. 

Teksa Balliu i është afruar foltores, Spahiu ka këmbëngulur se ajo i ka hequr të drejtën e fjalës për sot dhe i ka kërkuar atij të ulet.

Megjithatë Balliu ka refuzuar duke iu drejtuar Spahiut, ndërsa në një moment ka pasur edhe ndërhyrje të Gardës së Republikës.

Në një përpjekje për të qetësuar tensionet, Spahiu ka urdhëruar 5 minuta pushim të seancës.

Të fundit