Flash News

E-TJERA

Ndërhyrja e Ermal Mamaqit në PolitikOn, ironia e gazetares: A ju tarifoi për kohën e tij?

Ndërhyrja e Ermal Mamaqit në PolitikOn, ironia e gazetares: A ju
Në foto: Gazetarët, Alfred Lela dhe Alice Taylor

Emisioni PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora trajtoi këtë të hënë temën e influencuesve në rrjetet sociale. Gjatë debatit u diskutua dhe rasti i paketës së aktorit Ermal Mamaqi, sesi të bëhesh i suksesshëm.

Në pjesën e katër të emisionit pati një ndërhyrje në lidhje skype nga vetë Ermal Mamaqi, pasi nuk pajtoheshe me deklaratat që u bënë gjatë emisionit për të.

Por, pas përfundimit të bisedës me Ermal Mamaqin dhe rikthimit të intervistës me gazetaren britanike që jeton në Shqipëri Alice Taylor, gazetarja në mënyrë ironike pyeti moderatorin Alfred Lela se a e kishte tarifuar Ermal Mamaqi për kohën e tij.
“Një pyetje. A ju tarifoi ai për kohën e tij?” tha gazetarja britanike pasi u rikthye sërish në bisedë me gazetarin Alfred Lela.

Të fundit