Flash News

E-TJERA

Ndërhyrja në TIMS, Dervishi: Gati sa nuk kanë nxjerrë pistoletat për t’u vrarë

Ndërhyrja në TIMS, Dervishi: Gati sa nuk kanë nxjerrë

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje nga ndërhyrja në sistemin TIMS.

I ftuar në studion e “Opinion”, Dervishi tha se ndërhyrja është bërë për 20 orë dhe se situata mund të percipitonte gati në përplasje me armë.

Sipas gazetarit, janë marrë njerëz civilë pasi punonjësit nuk kanë pranuar të ndërhyjnë tek të dhënat e shqiptarëve.

“Kam bërë një postim në Facebook në datën 4 Gusht 2023. Ngjarja ka ndodhur në datat 2 dhe 3 Gusht. I vënë sigurisht me ato lidhjet në polici më thanë që ka ndodhur një gjë shumë e madhe. Ka filluar diku në orët e para të pasdites të datës 2 dhe ka vazhduar deri në orën 10 të datës tjetër që bëhen 20 orë. Pati reagim zyrtar që thanë që nuk është e vërtetë. E vërteta ishte aty. Për 20 orë në Policinë e Shtetit është bërë një ndërhyrje në sistemin TIMS, aty gati sa nuk kanë nxjerrë pistoleta për t’u vrarë me njëri-tjetrin njerëzit që donin të mbronin pasurinë e shqiptarëve dhe të dhënat e shqiptarëve dhe njerëzit që po tentonin për t’i marrë ata. Janë marrë njerëz nga jashtë sepse vetë punonjësit e policisë refuzuan të bashkëpunonin.

Janë marrë njerëz civilë nga jashtë dhe një nga këta që është marrë është me të shkuar penale shumë të rëndë në Itali dhe është realizuar ajo që tani është nën hetim. Ne nuk dimë konkretisht çfarë është vjedhur, por dimë që ka pasur një tentativë sipas dokumenteve që kanë dalë tashmë për të kopjuar me përzgjedhje në sistemin TIMS, që rrëzon idenë e backup-it…”, u shpreh Dervishi.

Të fundit