Flash News

E-TJERA

Ndërhyrje në zgjedhje, ekspertët e UEFA takojnë në FSHF anëtarët e shoqatave rajonale

Ndërhyrje në zgjedhje, ekspertët e UEFA takojnë në FSHF

Ekspertët e UEFA-s të cilët mbërritën dy ditë më parë në Tiranë, do të vijojnë me procesin e monitorimit të zgjedhjeve për ndërhyrje të palëve të treta dhe verifikimin nëse ka parregullsi gjatë proceseve zgjedhore ose jo.

Delegacioni i përbërë nga Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve) do të zhvillojnë sot, në orën 11:00, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, një takim me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave që kanë bërë padi për pretendimet e tyre mbi parregullsi në zgjedhjet e zhvilluara në shoqatat rajonale.

Ekspertët pasi të njihen me problematikat dhe dokumentacionet e zgjedhjeve, do të përgatisë një raport që do t’i dorëzohet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe Kryeministrit Rama e Presidentit Duka.

Të fundit