Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Nderi duhet mbrojtur edhe kur përballë ke më të fortët", flet avokati francez i Berishës

Avokati 71 vjeçar, Jean Yves Le Borgne - francez - i pajtuar nga Sali Berisha për të ndjekur betejën ligjore në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka folur për gazetarin Genc Burimi për "BalkanWeb" ku është shprehur se e konsideron ligjetime ngritjen e kësaj padie.
Në këtë intervistë, avokati francez ka treguar se është kontaktuar vetë nga Berisha dhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.
Po a përbën pengesë imuniteti i z.Antony Blinken, për dërgimin e dosjes për gjykim?
"Në parim po. Veçse padia për shpifje nuk nevojit që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjykohet në mungesë. Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëëm i llojit të dëmshperblimit financiar që në rastin e një shpifjeje në Francë janë dënime relativisht të moderuara. Por simbolika më e madhe rezulton tek imazhi i një përplasjeje që në frëngjisht e cilësojmë në mënyrë figurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët. Ky është sensi i drejtësisë,"- është shprehur avokati Le Borgne.
Pjesë nga intervista:
Zoti Avokat, opinion publik në Shqiperi eshte i interesuar te kuptoje fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shpifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken
Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj cdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shpifje është botuar në ëebsitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.
Zoti avokat, në bazë të kësaj llogjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali per shembull.
Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin në këto vende nëse ato e lejojnë një lidhje të tillë territorialiteti nëpërmjet internetit. Për rastin në Francë jam i sigurt dhe e marr e përsipër. Nëse shpifesh në France, drejtësia ta merr në konsideratë padinë , dhe publikimi i një shpifje në internet është si publikim nëterritorin francez.
A e njihnit personalisht zotin Berisha?
Jo tamam. Kemi një mik të përbashkët. Është ai që më kontaktoi dhe më shtjelloi rastin se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë është shpallur persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, fare pa baza sipas tij, dhe më kërkoi se cfarë keshille mund të jepja unë si avokat. Dhe aty i propozova që unë mund ta merrja përsipër mbrojtjen e interesave të zotit Berisha mbi bazën e argumentimit juridik që jua detajova më parë. Publikimet në internet mbulojnë edhe territorin francez, ndaj është juridikisht e mundshme të konsiderohet se publikimi në fjalë ka ndodhur në territorin francez dhe si i tillë të gjykohet nga një gjykatë korreksionale franceze kur paditësi argumenton se publikimi që ai padit përmban elementë shpifës.
A jeni optimist për suksesin e procedurës që po ndërmerrni?
Do të kemi një sukses të parë, kur padia të merret juridikisht në konsideratë në kuptimin që drejtësia franceze të caktojë një gjykates hetuesi i cili do ta shqyrtojë dosjen dhe më pas t’ja paraqesë një trupi gjykues për gjykim në nivelin e gjykatës korreksionale.
Po imuniteti i Antoni Blinken a nuk do të përbënte një pengesë serioze për çuarjen në gjykim të padisë ?
Në parim po. Veçse padia për shpifje nuk nevojit që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjykohet në mungesë. Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëëm i llojit të dëmshperblimit financiar që në rastin e një shpifjeje në Francë janë dënime relativisht të moderuara. Por simbolika më e madhe rezulton tek imazhi i një përplasjeje që në frëngjisht e cilësojmë në mënyrë figurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët. Ky është sensi i drejtësisë.
Së fundi a keni hasur në një jurisprudencë në Francë të ngjashme me rastin e zotit Berisha ?
Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht është e pjesë e punës sime të hulumtoj në anale për dosje të ngjashme. Por përtej egzistencës së rasteve analoge, aksioni im juridik do të mbeshtetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë, shpifja në internet edhe nëse është kryer në një vend tjetër, asimilohet me një shpifje në Francë duke qenë se interneti e ka përhapur atë dhe në Francë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38