Flash News

E-TJERA

"Nderi lahet me nder", Fuga: Basha i "dhuroi" Berishës grupin e vet parlamentar

"Nderi lahet me nder", Fuga: Basha i "dhuroi" Berishës

Akademiku Artan Fuga ka komentuar zhvillimet e fundit në PD. Kryesia e lësja partie ka përjashtuar nga PD Sali Berishën dhe tetë mbështetësit e tij.

Fuga thotë se pas protestës së shoqëruar me përplasje, PD kaloi në një fazë të re. Referuar vendimit të Kryesisë, akademiku thekson se Lulzim Basha i "dhuroi" Berishës grupin e vet parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij, Berisha u konsolidua plotësisht dhe se problemi i para 9 shtatorit u zgjidh "me sukses".

"Basha 'plotësoi' kërkesën amerikane për t'a hequr nga grupi deputet demokrat Berishën, dhe Berisha që sikundër theksonte kishte ikur tashmë, dhe mbetej i izoluar në Kuvend, tani ka të dhuruar grupin e ri parlamentar nga partia e tij dhe nga njeriu që e futi dhe kapapultoi në politikë", shkruan Fuga në rrjetet sociale.

Ky i fundit nënvizon se me ndihmën e partisë, Berisha rivjen me një grup të konsoliduar deputetësh në Kuvend.

"Nderi lahet me nder! Ky ishte rezultati politik objektiv i ngjarjeve! E them pa pikë pasioni! Të dy palët e arritën qëllimin maksimal. E ndihmuan njeri tjetrin në ditë të keqe!"-shton Fuga.

Të fundit