Flash News

E-TJERA

Ndërmjetësimi në krizën turko-greke, Haradinaj: Rama më mirë të ndihmonte Kosovën për njohje të reja

Ndërmjetësimi në krizën turko-greke, Haradinaj: Rama më

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar ndërhyrjen e kryeministrin shqiptar Edi Rama për të bërë ndërmjetësin mes Turqisë dhe Greqisë.

Gjatë intervistës për “Tempora”, Haradinaj i sugjeron Ramws se në vend që të zgjidhë problemet mes Ankarasë dhe Athinës, mund të punojë për njohje të reja për Kosovën, nisur nga fakti se Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

E di diskutimin që ka Shqipëria me Greqinë për kufijtë në det.

Ne kemi interes për të avancuar për njohjen me Athinën zyrtare, prandaj në këtë rast më mirë Rama të ndihmonte Kosovën për njohje  sesa të interesohet të zgjidhë çështje të tjera më larg. Ndërsa falënderojmë Ankaranë për njohjen dhe përkrahjen e deritanishme”, tha Haradinaj.

Të fundit