Flash News

E-TJERA

“Nderoni Mbretin e futbollit”, fondacioni ‘Pele’ bën fushatë që emri i legjendës të jetë në fjalor

“Nderoni Mbretin e futbollit”, fondacioni ‘Pele’

Pele konsiderohet si ndër futbollistët më të mirë të historisë. Lojtari i vetëm që ka fituar tre Botërorë u nda nga jeta në 29 dhjetor të vitit të kaluar në moshën 82-vjeçare. Edhe pse ai nuk është më, përsëri trashëgimia që la pas vazhdon të frymëzojë brezat e rinj jo vetëm në Brazil, por në të gjithë botën.

Fondacioni ‘Pele’ ka nisur një fushatë që emri i ish-futbollistit të famshëm të përfshihet si mbiemër në fjalorin portugez. Nëse fushata arrin qëllimin e saj, tani e tutje Pelé mund të jetë një sinonim për termat:

Më i madhi nga të gjithë.

Referencë për madhështinë

I pashoq.

Sinonim i përsosmërisë

Unik.

“Pelé” është një term i krijuar në fjalorin brazilian, që nga themelimi i fondacionit është hapur një faqe interneti (pelenodicionario.com.br) ku kërkohet mbështetje për nismën përmes nënshkrimeve:

Në Brazil po kërkohet mbështetje për këtë nismë përmes disa shkrimeve.

 “Të gjithë e njohin dhe e nderojnë brazilianin më të madh të të gjitha kohërave. Tani është koha për të nderuar Pelénë, duke përjetësuar “Mbretin” me një fjalë fjalori: firmos dhe bëhu pjesë e kësaj lëvizjeje.”

Mediat braziliane, madje edhe klubi i jetës së tij, Santos, e kanë mbështetur kauzën që “Pelé” të përdoret si fjalë në fjalor nga popullata braziliane.

Përveç kësaj, nga Fondacioni Pelé japin arsyet pse emërtimi i lojtarit brazilian duhet të jetë sinonim i “madhështisë”.

 “Nderoni MBRETIN e futbollit, duke kërkuar që Pelé të lartësohet dhe të përjetësohet në një mënyrë unike duke u bërë fjalë e re në fjalor.”, thonë ata.

Të fundit