Flash News

E-TJERA

Ndërprerje ndriçimit gjatë natës, eksperti: Favorizon aktivitetet kriminale

Ndërprerje ndriçimit gjatë natës, eksperti: Favorizon

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi dje se ndriçimi me energji elektrike në shumë akse rrugore kombëtare do të ndërpritet për shkak të krizës energjetike në disa akse.

Kështu, do të fiket ndriçimi pas orës 00.00 në akset Tiranë-Durrës, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lin-Pogradec, Korçë-Ersekë etj. Po kështu, do të ketë ndërprerje edhe në akset kombëtare në degëzim, si By-Passi i Fierit, Lezhë-Shëngjin, Shkodër-Hani i Hotit.

Por, këtë vendim të qeverisë, kriminalisti Artan Rexhepi e sheh të pamenduar mirë, paso sipas tij pritet të ketë pasoja.

Duke folur në Syri.tv, Rexhepi thotë se mungesa e ndriçimit, favorizon ata që kanë prirje për kryerjen e veprave kriminale.

Ai tha se vendime të tilla nuk mund të merren pa konsultime me policinë, ekspertët dhe grupet e caktuara të interesit.

 

Të fundit