Flash News

E-TJERA

Ndërprerje të vazhdueshme të energjisë prej 10 vitesh, banorët e Levanit protestë para prefekturës së Fierit

Ndërprerje të vazhdueshme të energjisë prej 10 vitesh,

Banorë të fshatit Levan protestuan paraditen e sotme para prefekturës së Fierit. Ata thanë se vuajnë prej 10 vitesh nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Duke qenë se temperaturat janë ulur ndjeshëm, ata thanë se kjo situatë është e papranueshme në dimër.

Sipas tyre, deri më sot shqetësimet e banorëve kanë shkuar në vesh të shurdhër.

Një përfaqësi e banorëve u pritën nga prefekti Lefter Shehaj, i cili iu premtoi zgjidhje të problemit. Por banorët janë shprehur mosbesues, ndërsa paralajmëruan se përshkallëazojnë protestën dhe të bllokojnë rrugën.

Të fundit