Flash News

E-TJERA

Ndërpreu sfidën në det, Eva Buzo mesazh nga spitali: Dua thjesht të ha një picë të madhe

Ndërpreu sfidën në det, Eva Buzo mesazh nga spitali: Dua thjesht

Eva Buzo, avokatja me origjinë shqiptare e cila ndërmori nismën për të përshkruar me notë distancën nga Otranto në Vlorë, ka folur pasi u shtrua në spital.

Eva, përmes një videoje, pohon se është në gjendje të mirë shëndetësore. Buzo thotë se po qëndron në spital për të përmirësuar gjendjen e saj.

Ajo shprehet e kënaqur me eksperiencën për aq sa zgjati.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një observim të gjendjes sime shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”, thotë Eva.

Të fundit