Flash News

E-TJERA

Ndërpritet energjia elektrike në GJKKO gjatë seancës për Erion Veliajn

Ndërpritet energjia elektrike në GJKKO gjatë seancës

Gjatë seancës gjyqësore për Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme mësohet se është ndërprerë energjia elektrike në godinën e GJKKO dhe SPAK.

Dhjetëra mbështetës të Veliajt janë grumbulluar pranë GJKKO-së, ku rreth orës 08:30 pritej verifikimi i masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës.

Rreth orës 8:15 ka mbërritur para Gjykatës së Posaçme edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie.

Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij. 

Të fundit