Flash News

E-TJERA

Ndërpritet vaksinimi në sheshin 'Skënderbej', do të rinisë pasdite; arsyeja

Ndërpritet vaksinimi në sheshin 'Skënderbej', do

Është ndërprerë procesi i vaksinimit në sheshin "Skënderbej". Shkak janë bërë temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.  Procesi i vaksnimit pritet të rinis sërish pasidte në orën 16:30. 

Aktualisht, në stendat e vendosura përgjatë hapësirës së sheshit ‘Skënderbej”, dyert janë të mbyllura. Personat që shkojnë për t'u vaksinuar, duhet të riktheheh në orët e pasdites për ta mundësuar këtë gjë.

Në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme përfundoi java e hapur për qytetarët +18 vjeç për t'u vaksinuar dhe sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë kësaj jave janë vaksinuar rreth 70 mijë qytetarë +18 vjeç, ndërsa numri total ka shkuar në 1,138,771 vaksinime.

Vlen të theksohet se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sot në orën 13:00. Kjo mbledhje vjen një ditë pas konfirmimit se varianti "Delta" i virusit Covid-19 po qarkullon në vendin tonë.

Të fundit