Flash News

E-TJERA

Ndërroi jetë dy ditë më parë/ KQZ heq nga lista e emrin e Bashkim Finos, vendi i katërt mbetet bosh

Ndërroi jetë dy ditë më parë/ KQZ heq nga lista e emrin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hequr nga fleta e votimit emrin e Bashkim Finos, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë  për shkak të komplikacioneve pas infektimit me COVID-19. Ai ishte i renditur i katërti në listën e PS-së për Qarkun e Fierit.

Duke qenë se Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshime të kandidatëve pas regjistrimit, vendi i katërt që i përkiste Finos në Qarkun e Fierit do të mbetet bosh. Nëse dikush do të vendosë kryq te vendi i katërt ku është hapësira e bardha, vota nuk do llogaritet për askënd. 

Ndërkohë, kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste do vijojnë të ruajnë të njëjtat pozicione si më parë.

Ditën e sotme pritet që kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi t’i drejtohet Komisionit Rregullator me një variant të vetëm, se kush nga dy modelet e mëposhtme, emrat apo numrat, do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndërroi jetë dy ditë më parë/ KQZ heq nga lista e emrinNdërroi jetë dy ditë më parë/ KQZ heq nga lista e emrin

Të fundit