Flash News

E-TJERA

Ndërroi jetë gjatë lindjes, familjarët e 31-vjeçares para Prokurorisë së Fierit: Duam përgjigje, kanë kaluar 4 javë

Ndërroi jetë gjatë lindjes, familjarët e 31-vjeçares
Familjarët e viktimës

Familjarët e Elisabeta Lamajt, e cila humbi jetën gjatë lindjes kanë dalë paraditen e sotme para Prokurorisë së Fierit në shenjë proteste, ku kërkuan që të vendoset drejtësi. Ata kanë dyshime për shërbimin dhe ndihmën e dhënë nga mjekët, ndaj dhe kanë depozituar kallëzim penal në Prokurori.

31-vjeçarja nga Mallakastra humbi jetën më 2 prill në maternitetit të Fierit, pasi lindi vajzën e saj të dytë. Familjarët thonë se pavarësisht se kanë kaluar disa javë, ende nuk është marrë askush në në pyetje nga prokuroria, apo që t’iu jepet një përgjigje mbi arsyet e vdekjes së 31-vjeçares.

“Nuk janë marre dëshmi. Të shtunën janë bërë katër javë nga vdekja. Askush nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Kjo gjë nuk do të mbetet në heshtje derisa të dalë fajtori. Mjekët kanë fshehur ngjarjen. Kisha besim te prokuroria dhe i bëj thirrje të veprojë. Dua përgjigje nga prokuroria. Neglizhencë e paparë prej një muaj. Për mua nuk do mbyllet asgjë. Dua të me pyesin e të jap dëshminë time. Nuk dimë asgjë çfarë ka ndodhur, medikamentet e përdorura, pajisjet”, tha bashkëshorti i Elisabeta Lamajt.

Të fundit